Qëllimi i kësaj vizite është që të njoftohem me zhvillimet në komunën e Klinës si ne infrastrukturë , arsim, bujqësi etj, ka thënë gjenerali Pograjc.
Zv/komandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade -Bojan Pograjc e ka vizituar komunën e Klinës. Gjatë kësaj vizite gjenerali Pograjc është shprehur se :KFOR-i në Kosovë është i interesuar për të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetaret pa dallim . Ne nuk merremi me politik, por jemi të fokusuar në lëvizjen e lirë për të gjithë qytetaret . Qëllimi i kësaj vizite është që të njoftohem me zhvillimet në komunën e Klinës si ne infrastrukturë , arsim, bujqësi etj, ka thënë gjenerali Pograjc.
Kryetari i komunës, Sokol Bashota duke e falënderuar gjeneralin Pograjc për vizitën që i ka bërë komunës Klinës , ka shtuar se : Klina është një vend multi etnik dhe multi konfidicional , ku të gjithë banoret e të gjitha komuniteteve pa dallim gëzojnë lirin e lëvizjes së lirë. Komuna e Klinës kryesisht merret me biznese të mesme dhe të vogla, 95%, e tokës është tokë bujqësore. Ne si komune, çdo here i kemi përkrahur këto biznese si në kultivimin e tokës( me sera), blegtori si dhe me fidane, po ashtu bujqit i kemi përkrahur edhe me bagëti. Në bashkëpunim me RTM e kemi ndërtuar edhe një fabrikë të djathit, ku janë 5 pika të grumbullimit të qumështit. Kryetari Bashota e ka vazhduar për arsim duke e njoftuar gjeneralin Pograjc për tri shkolla që janë duke u ndërtuar në komunën e Klinës, dy shkolla fillore dhe një e mesme. Sa i përket shëndetësisë, ka thënë duhet transport për një numër të konsiderueshëm të pacienteve me dialize.
Po, ashtu gjenerali Pograjc ,është njoftuar edhe për reshjet e fundit që kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Klinës , kemi kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës , sepse komuna nuk ka buxhet ti mbuloj këto dëme. Sfide tjetër për komunën e Klinës ka qenë ujë i pijshëm dhe ujë higjenik, që me ndërtimin e fabrikës së ujit me buxhetin e komunës , besojmë që së shpejti Klina do të furnizohet me ujë , problem që e ka përcjellur për 13 vjet me radhë Klinën, ka thënë Bashota.
Po ashtu, gjenerali Pograjc , u njoftua me të gjitha zhvillimet, projektet kapitale, projektet që janë në vazhdim e sipër dhe të tjera.
Bashkëpunimi me KFOR-in, Policin dhe me ekipin e LMT-ës në Klinë , është i shkëlqyer , dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen ka thënë kryetari Bashota.