Sot në SHFMU ” Azem Bejta”, paralele e ndarë në Këpuz u mbajt testi për vlerësim të shkallës kurrikulare për klasat II, VII dhe IX .
Drejtori i DKA-së Arben Limanaj dhe zyrtarë të kësaj drejtorie prezantuan në këtë vlerësim dhe u informuan nga drejtori i shkollës rreth punës që është bërë nga stafi mësimdhënës për të dalë me rezultate të mira në këtë test vlerësues që parashihet sipas kurrikulës së re.