Është raportuar se sot zjarr ka pasur edhe në fshatin Resnik dhe Gjurgjevik të Madh.
Zjarri që është përhapur dje në malet mes të fshatrave Gllarevë dhe Perçeve është riaktivizuar edhe sot. Tekniku i pylltarisë Habib Krasniqi ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes se zjarri është përhapur mjaft shumë dhe tashmë në ketë hapësire janë djegur mbi 100 hektarë me pyje. Drejtori i Bujqësisë në komunën e Klinës –Musa Gashi ka thënë se : Gjendja është e vështirë, pyjet në ketë pjesë janë djegur mjafte shumë, njëherë Gashi i ka inkurajuar zjarrfiksat për punën e tyre dhe bërë thirrje edhe te popullata që të dal në ndihmë për shuarjen e zjarrit.
Sipas shefit të zyrës së zjarrfiksave- Elmi Zenunaj që na njoftoi nga vendi të ngjarjes ,zjarrfiksat janë duke punuar për lokalizimin e zjarrit pa pushuar qysh dje nga ora 10 e 30 e gjer më tani pa pushuar . Problem po na shkakton fryma që po e përhap zjarrin ka thënë Zenunaj.
Po ashtu, është raportuar se sot zjarr ka pasur edhe në fshatin Resnik dhe Gjurgjevik të Madh.