Kanë filluar punimet e fazës së dytë të projektit për ujitje të dy fshatrave Grabanicë-Zajm. Kanali është me gjatësi prej 680 metra dhe financohet nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Drejtoria e Bujqësisë është duke punuar me një intensitet të lart në dobi të qytetarëve të Komunës së Klinës , ashtu edhe siç e ka parapare në planin e punës për vitin 2018, ku është paraparë vazhdimi i projektit të kanalit të ujitjes Grabanicë-Zajm.