Me intonimin e himnit dhe ngritjen e flamurit filluan aktivitetet për shënimin e 18 qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditën e dëshmorëve të Klinës.
Më pas, për të kujtuar luftën heroike të UÇK-së, dëshmorët e të rënët për liri, në këtë ditë të veçantë, është mbajtur seancë solemne të Kuvendit të Komunës.
Po ashtu, në shenjë nderimi e mirënjohje për të rënët për liri, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së komandant Mujë Krasniqit, te lapidari i martirëve dhe të pagjeturve të luftës, pranë bustit të dëshmorit Arben Haliti e veprimtarit dhe ish kryetarit të komunës, Ismet Rracit. Homazhe janë bërë edhe pranë shtatores së dëshmorit të kombit Faruk Elezaj dhe në kompleksin memorial “Kodra e kuqe” në Grabanicë, pranë varrezave të dëshmorëve të kombit.
Liria erdhi pas luftës së drejtë e të pastër të UÇK-së dhe ndihmës së shteteve perëndimore dhe ndërhyrjes së NATO-s, e cila i dha fund regjimit shtypës dhe hapi rrugën e lirisë për Kosovën. Ne u jemi mirënjohës dhe falënderues vendeve mike për ndihmën që na kanë dhënë gjatë luftës për liri si dhe mbështetjen për ndërtimin e forcimit e shtetit.
Teksa ne festojmë 27 vjetorin e çlirimit, ish krerët e luftës, ish krerët e UÇK-së dhe ish krerët e Republikës së Kosovës, që luftuan për liri dhe shpallën pavarësinë e vendit tonë, po përballën me procese gjyqësore të padrejta. Festa jonë pa çlirimtarët është e mangët, prandaj teksa ne presim vendimin përfundimtar të gjykatës, besojmë fuqishëm në luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së dhe shpresojmë që përvjetorin tjetër ta festojmë bashkë me ta në liri.
Urime Dita e Çlirimit!
Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për!