Te nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë për Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2016 për Masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, në bazë të cilit nuk mund të vërtetoni kontratën e shitblerjes së pronës së paluajtshme pa prezencën dhe pëlqimin e të dy bashkëshortëve.
Ky Udhëzim Administrativ promovon regjistrimin e pronës se paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve dhe ju liron nga pagesa e tarifave nga shërbimi për regjistrimin nga zyra kadastrale komunale nëse bëni regjistrimin para Marsit 2017.
Krejt çka ju duhet për të regjistruar pronën në emër të të dy bashkëshortëve është: të posedoni pronë të paluajtshme dhe dokumente për fitimin e pasurisë apo pronës së paluajtshme dhe bashkë me bashkëshortin(ën) ta bëni regjistrimin duke ju drejtuar zyrës së gjendjes civile, zyrës komunale për tatim në pronë, noterisë si dhe zyrës komunale kadastrale.
Për më tepër shih Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2016 për Masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.