Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Klinës, në bashkëpunim me institucionet komunale, më 16 tetor 2026, në ora 10:00, organizon aktivitet sensibilizues kundër kancerit të gjirit, i cili do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës.
Aktiviteti synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe do të përmbyllet me një marshim të përbashkët në qytet.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!