Urime 8 Marsi –Dita e Nënave
Për dallim prej vjetëve të tjerë, kësaj radhe grat të Kuvendit Komunal të Klinës, kanë organizuar që ditën e Nënave ta kalojnë jashtë Kosovës. Me participim të vet grave , ato kanë kaluar një natë të mrekullueshme në qytetin e Durrësit. Në një atmosferë festive ku festohej nga këto gra , nuk ka munguar edhe vizita e kryetarit të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i cili për pak çaste dhe me urimin e tij për të gjitha Nënat, kudo që janë qofshin të lumtura gjithmonë , i ka përshëndetur dhe uruar punonjëset e Kuvendit të komunës. Bashota për këtë festë ka participuar me mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për në Shqipëri.