Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj ka mbajtur takimin e parë me publikun, ku ka pasqyruar rrjedhat e qeverisjes në komunën e Klinës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 dhe planifikimet për projektet që do të realizohen në gjashtëmujorin e dytë të qeverisjes për këtë vit.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të fshatrave, qytetarë, OJQ e media, është diskutuar për të arriturat, investimet kapitale, vështirësitë për projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar të realizohen gjatë këtij viti.
Nga qytetarët u morën kërkesa e sugjerime për nevojat e tyre për investime, për çka kryetari Elezaj theksoi se do t`i analizojmë me kujdes dhe brenda mundësive buxhetore që kemi do t`i realizojmë.

