Në Klinë u zhvillua një takim vëllazëror me delegacionin nga Selenicë, i udhëhequr nga kryetari Nertil Bellaj.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga stafi i tij, priti delegacionin dhe i njoftoi më gjerësisht me zhvillimet ekonomike dhe sociale, projektet e realizuara dhe ato në planifikim, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik, menaxhimin e shërbimeve publike dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Palët u dakorduan të vazhdojnë koordinimin dhe të konkretizojnë bashkëpunimin në të ardhmen, veçanërisht në fushën e kulturës.