Sot, më 31 janar 2023, në sallën e konferencave të Komunës, është zhvilluar një takim i DKA-së me përfaqësues të OJQ “TOKA” (Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim) ku mori pjesë drejtori i DKA-së, Dr.sc. Qemajl Sejdija dhe zyrtari Astrit Muhaxheri.
Prezentë ishin nxënës të dy klubeve të debatit nga gjimnazi dhe shkolla profesionale. U shpalos plani i aktiviteteve për të ardhmen dhe kontributi që është arritur gjatë vitit 2022 në partneritet me DKA-në dhe në saje të këtij partneriteti janë realizuar gjatë vitit 2022 24 takime me dy Klube të Debatit në SHMT “Fehmi Agani” dhe Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, me përfshirjen e rreth 41 nxënësve dhe ngritjen e kapaciteve të 5 liderëve të rinj.
Drejtori i DKA-së ka falënderuar organizatën për aktivitetet kreative dhe zhvillimin e kapaciteteve për lider tek të rinjtë dhe ka premtuar bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.