Kryetari i Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Driton Bardheci, sot kanë pritur në takim gazetaret nga Ukraina, Tetiana Kraselnykova dhe Lyudmila Makey, të cilat pas fillimit të luftës në shtetin Ukrainas po qëndrojnë në Kosovë, ku kanë gjetur një vend të sigurt për jetën e tyre dhe një ambient shoqëror të shkëlqyeshëm për të vazhduar të angazhohen në profesionin e tyre.
“Në këtë takim të organizuar nga OJQ “ArtEko” në kuadër të aktiviteteve të “Camping Fest”, ku të pranishëm ishin edhe Saimir Strati, artist shqiptar i mozaikëve i cili ka thyer rekordin Guinness për nëntë herë, piktori Refki Gollopeni dhe profesori Xhevdet Pantina, diskutuam për tema të ndryshme, me theks të veçantë për organizimin e festivalit kulturor “Camping Fest” dhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve kulturore në Klinë.” – ka thënë Elezaj.




