Është bërë përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së ujit të pijshëm në qytetin e Klinës. Dy firma nga Holanda , Turbing BV dhe PPV Energing dhe një vendore SHPK PC&E, janë që do ta realizojnë këtë projekt . Vlera e projektit është 1.7 milion euro.

Kryetari i komunës Sokol Bashota është shprehur se: nevoja për ujë të pijshëm është e madhe , pas gjithë atyre përpjekjeve më në fund qytetaret e Klinës do te kenë ujë cilësor pasi që kjo fabrikë do të furnizoj rreth 40 mije banor dhe besoj që kjo është përpjekja e fundit për ta zgjidhur këtë problem. Uji do të jetë i cilësisë më të mirë , për këtë operatori ka garantuar 100%. Vlera e projektit është 1.7 milion euro, është vlerë e madhe për buxhetin e komunës por do të kërkojmë mbështetje nga donator të tjerë ka thënë kreu i komunës Bashota.
Franë Paloka përfaqësues i firmave nga Holanda , përfitues i projektit është shprehur se: fjala është për sistemin modern të kompjuterizuar , të cilin e kanë vetëm disa vende evropiane. Uji do të jetë i cilësisë më të mirë , ku parashihet hapja e basenit dhe uji të merret nga Drini i Bardhë. Pastrimi i ujit dhe dërgimi me sistem të pompave me anë të gypave deri te pika më a lart në lagjen e Tikveshit. Sipas , Palokës punimet do të kryhen në pranverë të viti të ardhshëm nëse lejojnë kushtet atmosferike.