Nuk është shenuar asnjë incident apo ekces që mund të cenojë sigurinë e bashkësive muajt e fundi ICO- Monitoron zbatimin e pakos së Ahtisarit
Klinë 22 dhjetor
Takimi i fundit për ketë vit i Këshillit Komunal për Sigurinë e bashkësive nuk kishte ngjarje për të veçuar pasi që e gjithë periudha e kaluar nuk ka shenuar asnjë incident apo ngjarje që mund të kishte shenuar prishjen e rendit qetësisë apo sigurinë e bashkësive.
Kryetari i Komunës Sokol Bashota tha se kemi arsye të jemi të kenaqur më gjendjen e sigurisë në komunën tonë, falë angazhimit të gjithë faktorëve po edhe të vetëdijës së qytetarëve tanë ne kemi një situatë stabile dhe pa probleme për të gjithë qytetarët tanë.
Ne jemi të bindur se situatë e qetë do të mbretërojë edhe në të ardhmen dhe e ardhmja do të shenojë vetëm vlerësime pozitive sa i përkët gjendjes së sigurisë.
Vemëndja dhe përkushtimi institucional nuk do të mungoj edhe ne të ardhmen si nga komuna poashtu edhe nga faktorët tjerë që kanë të bejnë me sigurinë.
Komandanti i stacionit policor të Klinës Agran Hasanaj në prezentimin e situatës poashtu konstatoj se kemi një situatë të qetë dhe pa probleme me një siguri stabile, ky stabilitet besojmë që do të vazhdoj edhe ne të ardhemen për ketë nuk do të mungoi as angazhimi ynë.
Te reja që duhet të veçohen janë edhe dalja në objektin e ri të stacionit policor, dorëzimi i objektit të vjetër strukturave të administratës komunale, ndërsa sa u përket rasteve që kanë shenuar periudhën e kaluar duhet të përmendim rastin e aksidentit në ndertesën e objektit të supermarketit të Nora ku ka humbur jetën një person dhe rastin që ka ndodhur me 17 dhjetor ku një person ka privuar nga jeta vajzën e tij në Klinë, me rastin po merren organet përgjegjesë.
Në ketë takim foli edhe përfaqësuresi regjional i Zyrës Civile Ndërkombetare- ICO i cili u shpreh se fokusimi i kësaj zyre regjionale që përfshin Pejën, Gjakovën, Deçanin, Klinën dhe Istogun do të jetë monitorimi i zbatimit të pakos së Ahtisarit, më theks të veçantë do të përcillët gjendja e monumenteve fetare, kulturore dhe pozita e komuniteteve në regjionin e Pejës.
Kryetari Bashota përshendeti prezencën e këtyre përfaqësuesve të ICO-së dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, ai njeherëit uroi edhe për festat e funvitit, me urimin për një vit të mbarë dhe të sukseshëm.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë