Organizuar nga Drejtoria për Kulturë,Rini dhe Sport është shënuar Dita e Teatrit “Osman R Gashi” , në Klinë
Është mbajtur manifestimi kulturor me rastin e shënimit të Ditës së Teatrit “ Osman R. Gashi” në Klinë. Me këtë rast, drejtuesi komunal i teatrit në DKRS të Klinës, aktori e krijuesi Ismet Krasniqi, organizoi me grupin e krijuesve të Klinës, homazhe te varri i Osman R. Gashit në Çabiq të Klinës, ku Ismet Krasniqi, Gjon Gjergjaj, Idriz Berisha, Bedri Gashi etj vlerësuan personalitetin krijues e kulturor të Osman R. Gashit. Po ashtu, në sallën e Qendrës "Jehona e Dukagjinit" , figurën e Osman R. Gashit e vlerësoi në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i komunës së Klinës,z. Sokol Bashota, kurse një kumtesë me titullin "OSMAN R. GASHI: PROFIL KULTUROR", e paraqiti Prend Buzhala,i cili prezantoi dhe suksesin e arritur të Ismet Krasniqit me çmimin AKTORI MË I MIRË në Festivalin Ndërkombëtar i Monologut "Art pa kufij" që u mbajt në qytetin e Sarandës. Me këtë rast u dha edhe shfaqja teatrale “ TRI MOTRA “ me tekst e regji të Rexhep Maksutajt, luajtur nga trupa e teatrit amator Isniq.