Edhe në Komunën e Klinës , është shënuar Dita e Ndërkombëtare e Tokës , ku janë zhvilluar aktivitete vetëdijesuese me synim rritjen së ndërgjegjësimit qytetar në mbrojtjen e mjedisit jetik. Këtyre aktiviteteve ju bashkua edhe kreu i komunës , Zenun Elezaj bashke me stafin e tij si dhe dy shkollat e mesme , ku me angazhimin e tyre kanë bërë pastrimin e disa hapësirave të gjelbërta në këtë komunë.
Qellimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Shënimi i ditës së planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të mjedisit.