Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, z. Enver Berisha, kanë përcjellë nga afër fillimin e projektit për asfaltimin e rrugëve në gjatësi prej 2250 metrave në kuadër të investimeve kapitale për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në fshatra, ku kanë filluar edhe dy projekte në fshatrat Dollc dhe Dresnik.
“Në këto dy fshatra do të bëhet edhe shtrirja e 2 500 metra të rrjetit të kanalizimit. Realizimi i këtyre dy projekteve është kërkesë e vazhdueshme e banorëve që tashmë falë investimeve nga buxheti komunal po realizohen. Vlera totale e dy projekteve është afër 250 000 euro”- ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.




