Lumi Klina, tanimë është shndërruar në një zonë rekreative për qytetarët klinas. Komuna e Klinës, në vazhdim e sipër është duke u munduar për qytetarët e saj që të ju krijon kushte sa më të mira mjedisore për të gjitha moshat pa dallim.
Rrjeti i ndriçimit i cili ka munguar përkohësisht, tani është funksionalizuar përsëri aty ku ka qenë e nevojshme . Poçet e dëmtuara janë zëvendësuar , ku janë plotësuar mungesat e tyre.
Tani ky rrjet i ndriçimit do të ju mundësoj që hapësira e ecjes të jetë e përdorshme përsëri natën dhe gjithashtu të jetë më e sigurt.
Menjëherë pas rinovimit, kryetari i Komunës së Klinës, Prof.dr. Zenun Elezaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve të Klinës, që të ruajnë pronën publike, sepse është pronë e përbashkët ku ju krijon mundësi dhe hapësirë të gjithë qytetarëve.