Dega e Gjykatës në Klinë mirëpriti udhëheqësit e gjyqësorit të Kosovës, përfaqësuesit e USAID-it dhe të Qeverisë Norvegjeze në ceremoninë e përurimit të objektit të rinovuar të gjykatës.
U.d. Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë ,Chris Edwards, Zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Norvegjisë, Kathrine Ramberg, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, Kryetari i KGJK-së Enver Peci dhe Kryetari i Gjykatës Supreme ,Fejzullah Hasani fillimisht mbajtën fjalën e rastit dhe më pas prenë shiritin e ndërtesës së rinovuar. Ky inaugurim që shënon edhe përmbylljen e ciklit të gjashtëmbëdhjetë gjykatave të rinovuara, me mbështetjen e USAID-it dhe Ambasadës Norvegjeze.
Hapësira e rinovuar e gjykatës pasqyron zhvillimin e vazhdueshëm të profesionalizmit të gjyqtarëve dhe të stafit të gjykatës dhe tregon përkushtimin në ndarjen e drejtësisë për
qytetarët tanë që gjyqësori të meritojë besimin e tyre. Rinovimet sigurojnë hapësirë
të përshtatshme publike dhe zyra për stafin të cilat janë të duhura për rritjen e efikasitetit të gjykatës dhe për mundësinë e qasjes nga qytetarët.
Në fund të ceremonisë, në emër të gjyqësorit të Kosovës, kryesuesi Peci dhe kryetari Hasani ndanë mirënjohje për miqtë ndërkombëtarë që kanë kontribuuar në renovimin e gjykatave në vendin tonë.
Programi katërvjeçar për Sundimin Efektiv të Ligjit i USAID-it, i zbatuar nga Checchi and
Company Consulting, Inc. u lansua në mars të vitit 2011 me synim të ndërtimit të sistemit më
efektiv dhe të pavarur të drejtësisë në Kosovë.