Është realizuar eventi i parë i Qendrës për Angazhim të Komuniteteve me gra të komunës së Klinës, ku si temë sot u trajtua “Dhuna në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve”.
Të pranishme në këtë aktivitet ishin nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, koordinatorja e QAK-ut, znj. Vitore Zefi, përfaqësues të projektit INTEGRA, përfaqësuese të Qendrës për Punë Sociale dhe gra aktive të Klinës.
Qendra për Angazhim me Qytetarë në Komunën e Klinës është themeluar nga projekti INTEGRA në bashkëpunim me Komunën e Klinës në të cilën do të trajtohen tema të ndryshme të grave dhe grave të rikthyera të komunitetit si dhe e cila ka për qëllim të përkrahë promovimin e qytetarisë aktive duke ndërvepruar dhe bashkëpunuar ngushtë me komunitetet, për të krijuar impakt pozitiv dhe për të përforcuar lidhjet shoqërore.




