Nën patronatin e drejtorisë për Kulturë ,Rinis dhe Sportit, është mbajtur promovimi i librit “ Karakteri i Pathyeshëm” , monografi kushtuar Vesel S. Krasniqit nga autori Sinan Gashi.
Nën patronatin e drejtorisë për Kulturë ,Rinis dhe Sportit, është mbajtur promovimi i librit “ Karakteri i Pathyeshëm” , monografi kushtuar Vesel S. Krasniqit nga autori Sinan Gashi. Drejtori për Kulturë ,Rini dhe Sport , Ahmet Krasniqi e hapi manifestimin promovimit të librit kushtuar Vesel Krasniqit duke thënë se: Kam nderin dhe privilegjin që në emër të DKRS-së në Klinë , të hapi këtë manifestim kulturor të promovimit të librit “Karakteri i Pathyeshëm”, i veprimtarit, atdhetarit, intelektualit Vesel Krasniqi. Ndërsa, nënkryetari i komunës Zenun Zeqa tha se: Në emër të kryetarit të komunës Sokol Bashota dhe në emrin tim e përshëndesim këtë vepër me rastin e promovimit të librit “Karakteri i Pathyeshëm”,kushtuar Vesel Krasniqit . Veseli ka qen i pathyeshëm në qëndrimet e veta dhe me një karakter të fort është shprehur Zeqa . Për jetën dhe veprën e Vesel S. Krasniqit foli edhe shkrimtari dhe publicisti nga Klina-Prend Buzhala, i cili është shprehur se : Shumica prej nesh, sidomos gjeneratat më të moshuara, e kanë njohur Vesel Krasniqin. Duke e njohur të gjithë këtë figurë , dhe duke e pasur para vetes librin “ Karakteri i Pathyeshëm”, të Sinan Gashit, atëherë ç’është ajo që e bën të lexueshëm këtë libër? Është një libër që sjell vlera të pakontestueshme dokumentare, libër që sjell dorën e sigurt të ndërthurjes prej mjeshtri të autorit Sinan Gashi, ka thënë Buzhala. Po ashtu, fjalën e morën edhe Mulla Xhevat Kryeziu, Nezir Gashi, Daut Demaku, Gani Morina, Sinan Gashi si dhe familjaret Refki Krasniqi dhe vajza e Veselit, Shqipja, të cilët falënderuan organizatoret dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë ceremoni të promovimit të librit kushtuar Vesel Krasniqit “ Karakteri i Pathyeshëm” nga autori Sinan Gashi.