Në kuadër të aktiviteteve organizative dhe kulturore për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Klinë do të organizohen dy aktivitete kulturore, të cilat do të sjellin në vëmendje vlerat artistike, traditën dhe trashëgiminë tonë kombëtare.
Aktivitetet do të zhvillohen për dy ditë me radhë në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.
E enjte, 26 nëntor 2026, ora 14:00
Do të bëhet hapja e Ekspozitës Tradicionale dhe ndarja e çmimit “Art Klina”, edicioni i XI-të, duke prezantuar krijimtarinë dhe vlerat e artit tradicional.
E premte, 27 nëntor 2026, ora 13:00
Do të mbahet programi artistik me këngë dhe valle, përmes të cilit do të shpaloset pasuria e kulturës dhe traditës sonë kombëtare.
Të dy aktivitetet organizohen për nder të festës së 28 Nëntorit, duke i kushtuar kësaj date të rëndësishme kombëtare një atmosferë festive, kulturore dhe artistike.
Mirë se vini!
