Kryetari Elezaj, e ka pritur sot për një takim Wilhelm Tischendorf , menaxher për projekte në kompaninë SETEC, me seli në Austri , të cilët kanë biseduar për mundësin e një projekti të ri në fushën e infrastrukturës( ujësjellës dhe kanalizime), ku janë të nevojshme në komunën e Klinës. Në takim është diskutuar rreth mundësisë së përfshirjes të Komunës së Klinës, në programin e financuar nga Qeveria Austriake, nëpërmjet Skemës Soft Loan(kredi e bute) . Financimi mundësohet nga Banka Austriake OEKB.
Vëmendje të veçante iu kushtua ndërtimit të një impianti në trajtimin e ujerave të zeza, të cilat do të përmirësojnë situatën higjienike të popullatës dhe do të mbrojnë cilësinë për ujerat që përdoren për ujitje në bujqësi.
Bashkëpunimi do të vazhdoj në të ardhmen me hapa konkrete për të realizuar këtë projekt.