Në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Inspektoratit ka realizuar shënjimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në qytetin e Klinës.
Këto punime kontribuojnë në orientimin më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, rritjen e sigurisë dhe krijimin e një hapësire më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Për një Klinë më të sigurt dhe më të rregullt!
