Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës që të marrin pjesë në seancën e I-rë të radhës për vitin 2014, të Kuvendit të Komunës së Klinës që do të mbahet më 10.01.2014, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00.
Kërkohet nga anëtarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancë, ndërsa në rast të mungesës eventuale, mungesa duhet të arsyetohet me shkrim para mbajtjes së mbledhjes.
Lidhur me çështjen e mospjesëmarrjes në seancë, t’i referoheni dispozitës së nenit 39 të LVL-së.
R E N D I I D I T Ë S
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3. Dhënia e betimit të anëtares të KK-Shukrije Shalës (AAK-LDD)
4. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës,
5. Themelimi i Komiteteve obligative:
– Komiteti për Politikë dhe Financa dhe
– Komiteti për Komunitete,
6. Shqyrtimi i çështjes se dhënies se tokës komunale në shfrytëzim dhe ndërmarrja e
veprimeve përkatëse ligjore (anulimi i vendimit të KK-nr.01-11-464-585/11 e
miratuar me dt.29.07.2011, miratimi i vendimit për vlerësimin e
ofertave dhe propozimin e listës se ngushtë KK për dhënie të pronës komunale në
shfrytëzim nr.01-464-1971/2011 i miratuar me dt. 24.06.2011, marrja e vendimit
për publikimin e konkursit publik për dhënie ne shfrytëzim të pronës komunale),
7. Të ndryshme.
Vërejtje: Të gjithë anëtarët e Kuvendit të i sjellin deklaratë e pasurisë të plotësuara, ndërsa në mënyrë elektronike i dërgoni edhe në Agjensionin Kundër Korrupsionit gjithashtu edhe anëtarët e mandatit të kaluar të i plotësojnë formularët A-14.