Me rastin e 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, Komuna e Klinës organizon një sërë aktivitetesh përkujtimore, kulturore dhe sportive.
Programi përfshin seancën solemne të Kuvendit Komunal, homazhe në nderim të dëshmorëve dhe martirëve, koncert festiv me artistë të njohur, Turneun e Boksit Olimpik Amator, si dhe finalen e Turneut Tradicional për “Mujë Krasniqin dhe të gjithë dëshmorët e Klinës”.
Ftohen qytetarët të marrin pjesë në këto aktivitete për të nderuar sakrificën dhe veprën e dëshmorëve tanë.