Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës, që të marrin pjesë në seancën e VIII-të, të punës për vitin 2012 të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet më 24.09.2012, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës, që të marrin pjesë në seancën e VIII-të, të punës për vitin 2012 të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet më 24.09.2012, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00.
Kërkohet nga anëtarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancë, ndërsa në rast të mungesës eventuale, mungesa duhet të arsyetohet me shkrim para mbajtjes së mbledhjes.
Lidhur me çështjen e mospjesëmarrjes në seancë, t’i referoheni dispozitës së nenit 39 të LVL-së.
Lidhur me këtë seancë propozohet ky
R E N D I I D I T Ë S
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3. Njoftim mbi situatën ekonomiko-financiare të komunës dhe zbatimi i planeve
investuese të komunës për gjashtëmujorin e I-rë të vitit 2012,
4.Shqyrtimi dhe miratimi i preferencave të KPF-së,
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Buxhetit të Komunës 2013-2015 ( shqyrtimi
i procesverbaleve të Takimeve dhe debateve me publikun të dt: 26.06.2012,
19.09.2012 dhe 21.09.2012 lidhur me kërkesat e qytetarëve),
6.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpalljen e konkursit për
emërimin e 1/3 së anëtarëve të Komiteteve Konsultative dhe themelimin e panelit
intervistues,
7.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të
Komiteteve të tjera:
-Komitetit për Shërbime Publike dhe
-Komitetit për Pronë,
8.Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e gjendjes së
njëjtë të shkallës tatimore të pronës së palujtëshme për vitin 2012
9.Të ndryshme.
01 Nr.06- /12 K R Y E S U E S I,
Klinë më, 2012. Fadil Gashi