Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, në bashkëpunim me ekipin mjekësor profesional në QKMF dhe Institutin e Shëndetit Publik në regjionin e Pejës kanë përpiluar orarin për dezinsektimin selektiv në komunën e Klinës, në zonat me të prekura nga pickimet e rriqrave .
Orari i ekipit për dezinsektim selektiv në komunën e Klinës për këtë javë është siç vijon:
E marte , 25.06.13 – Jashanicë e ulet
E mërkure, 26.06.13 – Jashanicë e naltë
E enjte,27.06.13 – Renik, Kerrnicë
Kërkojmë nga te gjithë; qytetaret e Komunës së Klinës që ta mbështesin dhe të bashkëpunojnë me ekipin për dezinsektim e cila kryen punët në teren.