Njoftohen të gjithë anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, mediet e shkruara, radio lokale (radio “Alba”) dhe të interesuarit të tjerë, që më datën 10.02.2014, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, mbahet mbledhja e I-rë e KPF-së për vitin 2014, duke filluar me punë në ora 10:00.
R E N D I I D I T ËS:
- Arsyetimi i mungesave,
- Shqyrtimi i Propozim- vendimit për themelimin e komiteteve të tjera të Kuvendit,
- Shqyrtimi i kompletimit të lëndës në lidhje me dhënien në shfrytëzim të tokës komunale-troje për komunitetin RA,.
- Shqyrtimi i çështjes së hartimit të regjistrit të pronës komunale, e cila mund të jepet në shfrytëzim eventual:
a. Formimi i Komisionit për vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim
të pronës komunale (neni 2 i Rreg. QRK nr.23/2013) dhe,
b. Formimi i Komisionit për ankesa lidhur me shqyrtimin e ankesave në
procedurën e dhënies së pronës së paluajtshme në shfrytëzim neni 3 i rreg.QRK 23/2013),
- Shqyrtimi i Propozimit të Planit të punës së Kuvendit dhe Kalendarit vjetor
të punës së Kuvendit dhe Komiteteve të Kuvendit,
- Shqyrtimi i kërkesave të arritura KPF dhe KK (fundi i vitit 2013-fillimi i vitit 2014,
- Të ndryshme.
Kryesuesi i KPF,
Dr.Haxhi Ibishi