Tryezë e Rrumbullakët
Grupi i Grave Asambleiste dhe Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me OSBE-në për nder të 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizon Tryezë të Rrumbullakët me temën:
“ Diskutim rreth Ligjit për Trashëgiminë i Kosovës”.
Tryeza do të mbahet me 06.03.2013 (e mërkurë) , në ora 9:45 në Restorant “5 Stars”në Klinë.
Pjesëmarrës në Tryezë do të jenë përfaqësues nga Komuna , Gjykata, Policia, Qendra për punë sociale , OJQ-të dhe përfaqësues të OSBE-së nga Peja dhe Klina.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këta numra telefoni:
mob. 044 568-353, fiks 470-163.
Me respekt,
Remzie Maloku-Zyrtare për Barazi Gjinore