Ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi mori pjesë në përurimin e pendës për ujitje në fshatin Grabanicë të Klinës Ministri i Bujqësisë Idriz Vehapi mori pjesë në përurimin e pendës për ujitje në fshatin Grabanicë të Klinës
Klinë, 1 Dhjetor
Shpresat për një përkrahje me të madhe të prodhimtarisë bujqësore janë shtuar tek fermerët që kanë pasur fatin e ndërtimit të pendës për ujitje pranë takave dhe pronave të cilat do të kenë ujitje të nevojshme nepër të gjitha ato toka që do të mbjellën me të lashta bujqësore.
Ky investim është edhe garancë se prodhimet bujqësore si një nder veprimtaritë e pjesës me të madhe të bujqëve tanë do të kenë një kujdes të shtuar nga qeveria. Shaban Berisha ( 1930) nga fshati Grabanicë e Klinës, shpreson se tash e tutje toka e tij do të japë rendimente shumë me të larta se sa deri tash, pas përfundimit të punës për ujitje. Ai ka 3 hektarë tokë të cilat i mbjell me grurë dhe misër. “ I jemi gëzuar kësaj vepre, me përpara kemi ndaluar ujin ashtu siç kemi mundur e tash janë krijuar kushte shumë me të mira”, ka thënë plaku Berisha. Grabanica, i është gëzuar projektit të ngritjë së pendës për ujitje, mbi lumin Lumbardhë ish Bistrica, që solemnisht është përuruar të hënën, ndërsa në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ministri i Ministrisë së Bujqësisë Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, zyrtar të KK-së dhe fshatarë.
Punimet për fillimin e kësaj pende kanë nisur një muaj me parë. Penda është e gjatë 26 metra ndërsa e gjerë mbi 14 metra dhe ka kapacitet për ujitjen e 150 hektarëve tokë. Punimet i ka kryer firma “ Leka” nga Gjakova. Projekti ka kushtuar 50 mijë euro, mjete këto të komunitetit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Sejdi Baleci, përfaqësues i fshatit ka falënderuar Ministrinë për kujdesin e treguar dhe lehtësimin e kushteve për ujitjen e tokave për banorët e kësaj ane. Sipas tij, janë marrë parasysh edhe ankesat e banorëve dhe gjithçka ka shkuar siç është me së miri. Ministri Vehapi, është shprehur se ky është projekti i tretë që realizohet sivjet. Ai premtoi investime të tjera për të ndihmuar bujqësinë kosovare nëpër mjedise të ndryshme.
Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, tha se kjo pende është një lehtësi e madhe për banorët e kësaj ane dhe krijon një mundësi për rritjen e rendimenteve të kulturave bujqësore. Edhe ky projekt sipas Bashotës është në vazhdën e shumë projekteve që është duke bërë KK-ja dhe Qeveria e Kosovës, për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Zyra për in. pranë KK-së Klinë