Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe drejtori i Financave, Aziz Desku, ka përcjell nga afër sot fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në fshatin Poterç.

Investimet në infrastrukturën rrugore, kryetari Elezaj i vlerësoi si investime shumë të rëndësishme sa i përket funksionalitetit dhe detyrimeve për të krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe lehtësim në qarkullim më komod.
Banorët e fshatit Poterç po i gëzohen asfaltimit të rrugës, pasi që është kërkesë e kahershme e tyre dhe më në fund po realizohet.
Rruga e deritanishme, e cila tashmë veç po asfaltohet , deri me tash ka qenë tepër në gjendje të keqe dhe ka shkaktuar telashe të mëdha në lëvizje sidomos gjatë stinës së dimrit.
Në këtë fshat deri me tani qysh nga paslufta nuk ka pasur investime infrastrukturore dhe mirëqenia e qytetarëve të këtij lokaliteti ka munguar.