Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku më Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit për financim të përbashkët për projektin “Asfaltimi i rrugës në fshatin Gjurgjevik i Madh”.
Në bazë të kësaj marrëveshje Komuna e Klinës do të siguroj mjetet financiare për furnizim më zhavor, Ministria e Infrastrukturës do të siguroj mjetet financiare për furnizim dhe shtrim të asfaltit ndërsa Ministria e FSK-ës do të siguroj mjetet teknike.
Më këtë rast Kryetari Elezaj shprehi falenderimin për këto dy institucione bashkëpunuese dhe theksoi që do ti siguroj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit dhe në kohë të filloj implementimi i tij.