Të premten në Kuvendin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal , ku të pranishëm ishin shtatë organizata joqeveritare rinore, të cilët me vota të fshehta kanë votuar kryetarin e ardhshëm me mandat dy vjeçar .
KVRL sipas ligjit dhe udhëzimeve administrative ka përgjegjësi dhe obligim të fuqizoj organizatat rinore të komunës së Klinës, për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të rinjtë klinas.
Mandatin dy vjeçar sipas votave e mori Qëndrim Gashi, i cili tha se : Përgjegjësia që më është ngarkuar do të jetë përgjegjësi të cilën do të mundohem të jap maksimumin nga vetja që vullnetin dhe potencialin ta ktheje në punë dhe aktivizim rinor. Të mbaj kontakte dhe të forcoj bashkëpunim në mes të rinjve dhe komunës, respektivisht Drejtorisë se Kulturës dhe Rinis dhe Sportit, në mënyrë që të punojmë bashkërisht në të mirë të rinjve dhe të terë komuniteti ku jetojmë. Shfrytëzojë rastin t’i falënderojë të gjithë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që veprojnë në Klinë, që ma besuan votën e tyre për këtë post të rëndësishëm.