KEDS-i, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se, për shkak të ndërrimi të shtyllave të tensionit të lartë, më datë 28.03.2018, (ditë e mërkurë) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për katër orë rresht, prej orës 10:00 deri 14:00, në trembëdhjete (13) fshatra të Komunës së Klinës.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Më 28.03.2018 në TS 35/10KV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Zajmi (Kodi: 52056004) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Potërç, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljak dhe Sferkë.
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë.