Festival “Art pa kufi”, është konkurrues dhe ndahen tre çmime si ‘’aktori më i mire ‘’ aktorja më e mirë’’ dhe ‘’regjisori më i mirë’’,si dhe një çmim të veçantë nga UNESCO. Festivali Ndërkombëtar Teatror i monologut dramatik "Art pa kufij", u themelua në vitin 2013 me iniciativën e regjisoreve të njohur Dinos KOUBATI nga Greqia dhe Anastas NIKA nga Shqipëria, me qëllim që të kontribuoj në lidhjen e forcimin e shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve . Bashkia e Sarandës, e miratoi këtë gjë dhe e ngriti Festivalin kjo dhe nën kujdesin e veçantë Kryetarit të Bashkisë z. Stefan ÇIPA,i cili menjëherë pas kësaj bëri lidhje binjakëzimi me degën greke të Fondacionit Ndërkombëtar Kulturore të UNESCO të ishujve të Pireut, i kryesuar nga KRYETAR I DEPARTAMENTIT TE UNESCO-S të ISHUJVE TE PIREUT dhe N/KRYETAR I FEDERATES BOTERORE TE UNESCO-S ( (WFUCA) Z. Johanis MARONITIS. Nga ky vit- 2015, institucioni kërkon të zgjerojë veprimtarinë e vet e të fitojë një dimension ndërkombëtar me pjesëmarrjen e aktorëve dhe regjisoreve nga e gjithë bota. Festivali është konkurrues dhe do të ketë tre çmime si ‘’aktori më i mire ‘’ aktorja më e mirë’’ dhe ‘’regjisori më i mirë’’,si dhe një çmim të veçantë nga UNESCO . Në Festival “Art pa kufi” u interpretuan monologë të ndryshëm nga repertori botëror i teatrit, nga data 08.09 dhe 10 , Maj 2015. Monodrama "Obelisku pa adrese" me tekst të Sejdi Berishes, regjia Sulejman Lokaj, skenografia Idriz Berisha, dizajni i pllakatit Skender Behramaj dhe muzika Arianit Krasniqi, u vlerësua nga juria në përbërje: Mariana Kondi ,Agron Mema, Panajota Zallami ,Shaip Emerllahu ,Minella Kureta dhe Eva Gega , duke sjell çmimin e parë si “Aktori me i mirë” Ismet Krasniqi-Lala, për interpretimin e monologut. ”. Ky është një sukses jo vetëm për aktorin e mirënjohur, Ismet Krasniqi Lala dhe për shkrimtarin, Sejdi Berisha, por edhe për artin skenik të Kosovës dhe të kulturës kombëtare përgjithësisht.