Situata e sigurisë në komune e Klinës është e qetë. Lëvizja e të gjithë qytetareve është e lirë pa dallim etnie.
Në mbledhjen Grupit Punues Komunal për Kthim si rend dite kanë qen pikat rreth informimit për gjendjen e sigurisë në komunën e Klinës nga Policia e Kosovës, informimi nga Zyra për Komunitete dhe Kthim, shqyrtimi dhe miratimi i listës së përfituesve për projektin RRK II faza III si dhe diskutime rreth rendit të ditës . Pas prezantimit të rendit të ditës, nënkryetari i komunës Zenun Zeqa i cili e ka udhëhequr mbledhjen e grupit punues, fjalën ja ka dhënë togere në Policin e Klinës – Remzije Marmullaku, e cila ne pika të shkurtra ka bëre prezantimit e Policisë , duke shtuar se: Situata e sigurisë në komune e Klinës është e qetë. Lëvizja e të gjithë qytetareve është e lirë pa dallim etnie. Togerja Marmullaku, ka shtuar se kemi disa incidente që janë paraqitur në Polici , por ato nuk kanë të bëjnë me lëvizjen e lëvizjen e lirë dhe sigurinë e qytetareve.
Ndërsa , Zyrtari për Komunitet dhe Kthim në komunën e Klinës- Millorad Sharkoviq , ka thënë se: Jemi në fazën e III të projektit të RRK II dhe procesi i kthimit ne komune e Klinës po vazhdon edhe me tutje. Përfaqësues të komunitet serb të fshatrave Drenoc, Rudic, Budisalc, Pogragj kanë paraqitur disa pakënaqësi rreth procesit të kthimit si p.sh në fshatin Pogragjë , projekt i cili ka filluar në vitin 2009 dhe ka qenë i paraparë të përfundoj për një vit. Aleksandër Cikiq- përfaqësues i Ministrisë për Komunitet dhe Kthim është shprehur se : edhe në mbledhjen e kaluar e kemi diskutuar problemet lidhur me kthimin në fshatin Pogragjë. Ka qene i parapare të përfundoj brenda një viti , por nuk kemi mundur ta kryejmë dhe e kemi shtyre. Kur kemi ardhur në përfundim të këtij projekti ministria nuk ka pasur buxhet , nuk kemi mundur të sigurojmë mjete .Tani është aprovuar buxheti dhe presim vazhdimin e këtij projekti ka thënë përfaqësuesi i Ministrisë për Kthim- Cikiq. Mbledhja ka vazhduar me piken e rendit të shqyrtimit dhe miratimi të listës së përfituesve për projektin RRK II faza III. Nënkryetari Zenun Zeqa e ka prezantuar listën e kryefamiljareve përfitues të këtij projekti , prej 19 personave të gjithë nga komuniteti serb. Por kësaj liste ju kanë shtuar edhe dy emra të kryefamiljareve të komuniteti RAE me anë të kërkesës së përfaqësuesit të komunitetit RAE Agim Gashi. Agim Rama dhe Afrim Kanella janë përfitues të komuniteti RAE të cilët hyn në ndërtimin e shtëpive të projektit të fazës së III –RRK II. Lista u miratua dhe 19 familje të komunitetit serb dhe dy RAE janë përfitues të projektit RRK II faza III.
Nga 39 raste që i kemi vizituar , te zhvendosur në serbi kemi ardhur në përfundim të shqyrtimit në një shifër prej 19 familje të cilat kanë përfituar nga ky projekt ka thënë Donika Aligjiku- përfaqësuese e DRC.