Më 26 shkurt, dy fshatra të Komunës së Klinës, Jagoda dhe Budisalci, do të mbesin pa energji elektrike nga ora 10:00, deri në 14:00 për shkak të ndërrimit të shtyllave elektrike. Kjo është bërë e ditur nga komunikata e KEDS-it.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Më 26.02.2018 në NS 35/10 kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Jagoda (Kodi: 52056005) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Jagodë, Budisalcë (Klinë) , Stublla, Lutogllava dhe Tërstenik ( Pejë).
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave.