Kërkesat nga ana e qytetareve pjesëmarrës kane qenë si , infrastrukture rrugore , kanalizime, pende për ujitje të tokave bujqësore, renovime të shkollave.
Takimi me Publikun i paralajmëruar me afat e caktuar është zhvilluar me një pjesëmarrje të vogël të qytetarëve të komunës së Klinës. Qytetaret e komunës së Klinës , nuk ju kanë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në takim . Takimi është zhvilluar, ku kryetari i komunës ,z. Sokol Bashota , tha se ne sot ju kemi bërë ftesë qytetarëve që të zhvillojmë takimin e përbashkët ,ku ne sot do ti prezantojmë rrjedhat e qeverisjes në komunën e Klinës në gjashtë mujorin e dytë të viti 2014-të , të arriturat, vështirësitë , synimet si dhe investimet kapitale. Ne kemi pasur edhe takime të ndryshme me qytetar , ku ata i kanë shpreh kërkesat e tyre individuale. Komuna e Klinës , gjatë këtij viti ka investuar në segmente të ndryshme si në bujqësi, infrastrukture rrugore, në arsim,është ndërtuar objekti për veteranet e luftës së UÇK-së, realizimi i projekteve të kanalizimit dhe ujësjellësit. Është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e çerdhes në qytetin e Klinës , projekt i financuar nga Save the Children në bashkëpunim me komunën e Klinës, si dhe donacioni nga BE, projekti për mishtore. Projektet që do të hyjnë për vitin 2015, janë koduar nga asambleja komunale , por si çdo here mundësit për bashkëpunim me participim nga ana e qytetareve gjithsesi do të jenë prioritet ka thënë kryetari Bashota.
Qytetaret pjesëmarrës kanë kritikuar qytetaret mos pjesëmarrës , për mos pjesëmarrje në takim , ku kanë thënë se jashtë komunës flitet për pakënaqësi dhe sot që duhet të vijnë dhe t’i shprehin nevojat e tyre ata nuk janë prezent. Kërkesat nga ana e qytetareve pjesëmarrës kane qenë si , infrastrukture rrugore , kanalizime, pende për ujitje të tokave bujqësore, renovime të shkollave.