Seancën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, z. Enver Berisha, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, nënkryetari, z. Fadil Gashi, drejtorë të drejtorive, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, media dhe qytetarë.
Seanca filloi me një minutë heshtje në nderim të akademik Rexhep Qosjes, i cili ka ndërruar jetë, dhe në kujtim të ish kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rraci, i cili ka përvjetorin më 24 prill.
Më pas, seanca zhvilloi punimet me këtë rend dite:
1.Arsyetimi i mungesave,
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 23.03.2026,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të KPF-së të datës 10.04.2026,
4. Shqyrtimi i Raportit të Menaxhimit Financiar për periudhën janar-mars 2026,
5 Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në ndërmarrjen KRM Ambienti në Pejë,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zëvendësimin e anëtarit të KKSB-së,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për themelimin e Komiteteve të tjera,
– Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,
– Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport,
– Komitetit për Planifikim Urban, Ekonomi dhe Zhvillim,
– Komitetit për Shërbime Publike,
Komitetit për Pronë,
8. Pyetje dhe përgjigje
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.