Ngjarja është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve në muajin tetor që i kushtohet ligjëratave për parandalimin e kancerit.
Organizuar nga zyrtarja për barazi gjinore, Remzije Maloku, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, është mbajtur ligjërata me temën: “ Parandalimi i kancerit të gjirit”, në të cilën ka ligjëruar dr. Gazmend Bojaj, specialist i mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ Nënë Tereza” në Klinë. Organizatorja Remzije Maloku, tha se kjo sëmundje është mjafte e përhapur në Kosovë dhe gjitha vendet e botës andaj me ketë aktivitet kemi menduar që qytetarët sidomos gjinia femërore të njoftohen me masat preventive. Kjo ngjarje është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve në muajin tetor që i kushtohet ligjëratave për parandalimin e kancerit. Para nxënësve të shkollës së mesme profesionale “Fehmi Agani”, dr. Gazmend Bojaj, ka thënë se kanceri i gjirit më së shumti paraqitet te femrat, pra 99 % të rasteve, derisa vetëm 1 % e meshkujve janë të atakuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Ai, tha se shumë e rëndësishme është që kjo sëmundje e rëndë të zbulohet në fillim me qe trajtimi dhe shërimi do të jetë shumë më i lehtë. Ai ka treguar simptomat e kësaj sëmundje dhe rrezikshmërinë , nëse nuk zbulohet në fazën e parë dhe ka ftuar nxënëset që njohuritë e përfituara të i përcjellin edhe të bashkëmoshataret e tyre ngase bëhet fjalë për një sëmundje vdekjeprurëse.