Në manifestimin tradicional letrar” ORA E TAHIR DESKUT”, të shtatin me radhë, çmimin “ODA E TAHIR DESKU”, për vlera artistike e studimore letrare, e mori dr. prof Sali Bashota, ndërsa çmimin motivues "KRIJUESI I RI", e mori Yll H. Ymeri.
Manifestimin Tradicional Letrar “ORA E TAHIR DESKUT” e shpalli të hapur Kryetari i Komunës së Klinës z. Sokol Bashota, nën patronatin e të cilit mbahet manifestimi. Me kumtesa u paraqiten Prend Buzhala, Hajdin Morina, Mikel Gojani dhe Flamur Maloku. Çmimi “ ORA E TAHIR DESKUT” iu nda prof.. Dr. Sali Bashotës. Çmimi stimulues për krijues të rinj iu nda nxënësit – poet, Yll H. Ymeri, mirënjohje speciale për pjesëmarrje në manifestim iu nda plakut 90 vjeçar, një bashkatdhetari që kishte ardhur nga Amerika z. Shaban Nokshiqi.

Në pjesën e dytë të manifestimit “ORA E MADHE LETRARE”, poezitë e tyre i lexuan mbi 35-së poet nga Peja, Tropoja, Gjakova, Amerika,Deçani, Malisheva, Presheva, Prishtina, Zymi, Skenderaj, Istogu dhe Klina . Juria e emëruar nga Këshilli Organizativ , në përzgjedhjen e më të mirëve, ndau këto çmime: Vendin e parë për poezi e mori Mehdi Krasniqi (Malishevë), të dytin Frrok Kristaj (Prishtinë) dhe të tretin Bilall Maliqi (Preshevë).
Nëmanifestim morën pjesë krerë komunalë, miq nga diaspora, familjarë të dëshmorëve e të familjes Desku etj…
