Në seancën e sotme të rregullt të punës së Kuvendit Komunal Klinë, me një deklaratë të përbashkët në mënyrë unanime mbështetën idenë e qendrës “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” , që LULËKUQJA të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Simboli i katër petaleve të lulëkuqes paraqet katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë si vrasjet, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.
Kuvendi i komunës së Klinës, vlerëson se e ardhmja e popullit tonë determinohet edhe nga ndërtimi i memories kolektive dhe përkujtimi i viktimave nga e kaluara jonë.