Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me nënkryetarin Fadil Gashi, kryesuesin Enver Berisha dhe bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar ambasadoren e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Nita Shala, si dhe konsullin e përgjithshëm në Itali, Diamant Kastrati.
Në takim, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali, veprimtarë të mërgatës dhe përfaqësues të KFOR-it Italian, u diskutua për zhvillimet në Komunën e Klinës, sfidat dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në Itali.
Një moment i veçantë ishte zbulimi i pllakës simbolike me rastin e përvjetorit të binjakëzimit të Komunës së Klinës me Komunën e Quinto di Treviso.
Kryetari Elezaj vlerësoi se ky binjakëzim është dëshmi e miqësisë dhe lidhjeve të forta ndërmjet qytetarëve tanë, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët.
Ai shprehu mirënjohjen për shtetin italian dhe komunitetin shqiptar në Itali për mbështetjen dhe kontributin e tyre në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë.