Bashota falënderon LMT-në për kontributin e dhënë në komunën e Klinës
Udhëheqësi i LMT-së për komunën e Klinës Peter Cuderman gjatë takimit përshëndetës me kryetarin e komunës Sokol Bashota , ka thënë se : Qëllimi i këtij takimi është për t’iu falënderuar për bashkëpunimin shumë të mirë që kemi pasur . Bashkëpunimi në mes LMT-së dhe komunës do të vazhdoj edhe në të ardhmen bashkë me udhëheqësin e ri të LMT-së Miloš Dumić.
Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka falënderuar udhëheqësin e LMT-së Peter Cuderman për punën dhe kontributin e dhënë në komunën e Klinës, si dhe për bashkëpunim, duke i uruar shëndet dhe suksese në karrierë . Njëherë , kryetari Bashota i ka dëshiruar mirëseardhje udhëheqësit të ri në mision të LMT-së për komunën e Klinës Miloš Dumić, duke e njoftuar për zhvillimet në komunën e Klinës.
Miloš Dumić udhëheqës i ri i LMT-së për komunën e Klinës , tha se : misioni im fillon tani dhe mbaron në tetor, dëshiroj që bashkëpunimin në mes të LMT-së dhe komunës të vazhdoj edhe në të ardhmen .
