Kryetari i Komunë së Klinës, Prof.dr. Zenun Elezaj, e ka pritur në takim homologun e tij, Kryetarin e Komunë së Skenderajt, Bekim Jasharin.
Gjatë këtij takimi u bisedua për projektet zhvillimore , koordinimin e brendshëm në udhëheqjen komunale, si dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ndërkomunal.
Kryetari Elezaj e ka falënderuar kryetarin Jashari, për vizitë si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellët në sfera të ndryshme në interes të qytetarëve.