Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me drejtorët e drejtorive komunale, ka mbajtur dëgjime buxhetore me qytetarët e fshatrave Poterq dhe Grabanicë në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027-2029. Gjatë këtyre takimeve është prezantuar Draft-Korniza Afatmesme Buxhetore, si dhe projektet dhe investimet e planifikuara për realizim në vitet e ardhshme përmes buxhetit komunal.
Kryetari Elezaj theksoi se shumë nga kërkesat dhe propozimet e qytetarëve, të paraqitura në dëgjimet buxhetore të viteve të kaluara, janë përfshirë në dokumentet buxhetore dhe janë shndërruar në projekte konkrete në shërbim të qytetarëve. Me këtë rast, ai ftoi qytetarët që të vazhdojnë të jenë pjesë aktive e këtij procesi, duke kontribuar me ide, propozime dhe kërkesa që ndikojnë në zhvillimin e komunës. Të gjitha propozimet e pranuara deri më tani, si dhe ato që do të dorëzohen deri në përfundim të procesit, do të shqyrtohen dhe analizohen nga grupi punues për hartimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore.
Pjesëmarrja e qytetarëve mbetet një element i rëndësishëm në përcaktimin e prioriteteve dhe planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Klinës.