Kryetari Elezaj së bashku me Drejtorin për Rini, Kulturë dhe Sport, Skender Merturi, priten sot në takim një delegacion nga Komuna e Mitrovicës, Nënkryetari,Faruk Mujka, Drejtori i Administratës, Hysen Muzliukaj dhe Imam Asllan Murati.
Në këtë takim u bisedua për projektet zhvillimore dhe shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkomunal.
Kryetari Elezaj ka shprehur mirënjohje për këtë vizitë nga ky delegacion, si dhe shprehi gatishmërinë që të zhvillojnë edhe takime të tjera të përbashkëta për rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve lokale.