Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj priti sot në takim, homologun e tij, Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim, Kryetari Elezaj, vlerësoi marrëdhëniet bashkëpunuese me komunën fqinje, duke u shprehur mirënjohje për angazhim të përbashkët si partner në projekte ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, udhëheqësi i këtij delegacioni, kryetari Latifi, i ofroi mbështetje të plotë në ndërtimin dhe përkrahjeve Institucionale.
Gjatë bashkëbisedimit, Elezaj i njoftoi ata me zhvillimet në Komunën e Klinës, për një dinamikë të re qeverisëse që fokusohet në logjikën e zbatimit të vendimeve dhe projekteve, për krijimin e një ambienti sa më të mirë dhe të sigurt për qyetatarët e Komunës së Klinës.
Në fund të këtij takimi, Kryetari Elezaj së bashku me kryetarin Latifi dhe bashkëpunëtorë u pajtuan që duhet të forcohen lidhjet dhe bashkëpunimi i mëtejmë ndërkomunal si dhe të vazhdohet komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme.