Qëllimi i takimit ishte njoftimi i mundësive për aplikim të projekteve që komuna e Klinës do të aplikoj në skemën e grandeve të EURED-it për vitin 2015-të .
Kryetari i komunës së Klinës, z. Sokol Bashota i priti për një takim një grup të udhëhequr nga Znj. Leman Hatashi, drejtoreshë Ekzekutive e AZHR-Perëndim. Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësit e projekteve që komuna e Klinës do të aplikoj në projektet e EURED-it. Znj. Hatashi tha se sot jemi këtu për të përcaktuar listën e projekteve të komunës suaj, ku në pika të shkurtra ka treguar mundësit e aplikimit.
Kryetari Bashota e ka falënderuar znj. Hatashi për kohen që ja ka kushtuar komunës së Klinës , si dhe e ka falënderuar për bashkëpunim të vazhdueshëm mes AZHR-së dhe komunës së Klinës. Po ashtu , Bashota ka thënë se si çdo komune edhe komuna e Klinës, ende ka nevojë për investime , duke theksuar aty ku janë më të nevojshme.
Takimi ka përfunduar me vazhdim të bashkëpunimi të projekteve në mes të AZHR-së dhe komunës së Klinës.